Një fotografi e rrallë e tenorit kosovar Ramë Lahaj nga periudha e luftës në Kosovë është publikuar së fundmi, duke sjellë në vëmendje një tjetër moment nga e kaluara e tij.
Fotografia është publikuar nga ish-deputeti Daut Haradinaj, bashkë me një vlerësim për Lahajn, ku ai cilësohet si “luftëtari dhe tenori ynë i përmasave globale”, duke vënë në pah edhe angazhimin e tij gjatë periudhës së luftës.
“Krahas emrave më eminentë të botës së artit dhe kulturës, padyshim që qëndron edhe luftëtari dhe tenori i përmasave globale, Ramë Lahaj.Respekte pa fund për ju, ambasadori ynë i artit e kulturës sot dhe çlirimtar krah çlirimtarëve në prag të Kosovës që kërkonte liri”, ka shkruar Haradinaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


