Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi publik, duke thënë se dera e shtëpisë së familjes së tyre vazhdon të jetë e hapur për familjarë, miq dhe të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen e tyre.
Krasniqi ka theksuar se familja e tij, për gjashtë vjet, ka pritur edhe vizita nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
“Dera e shtëpisë sonë vazhdon të qëndrojë e hapur, tash e 6 vjet, për familjarë, miq dhe për të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen tonë”, ka shkruar ai.
Ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe familja ka pritur që përfaqësues institucionalë të vizitojnë shtëpinë e tyre.
“Përgjatë këtyre 6 viteve, kemi pritur që përfaqësues të institucioneve tona të vijnë në këtë shtëpi dhe ende vazhdojmë t’i presim. Sepse pjesë e ndërtimit të këtyre institucioneve janë edhe vepra dhe sakrifica e babait tim”, ka deklaruar Krasniqi.
Në fund, ai ka thënë se dera e familjes do të mbetet e hapur për të gjithë ata që, sipas tij, e ndjejnë dhimbjen e tyre dhe e vlerësojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
“Kjo derë do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë dhimbjen tonë dhe e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin tonë”, ka përfunduar Altin Krasniqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


