Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportPSG me penallti e eliminon Liverpoolin nga ‘Champions’

PSG me penallti e eliminon Liverpoolin nga ‘Champions’

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Parkun e Princave” në Paris, Liverpool triumfoi ndaj PSG-së, me një gol të vetëm në ndeshje.

Edhe akti i dytë i zhvilluar sonte në “Anfield”, përfundoi me rezultatin e njejtë, veçse kësaj here ishin francezët ata që e tundën rrjetën, raporton Klankosova.tv.

Realizimi i Ousmane Dembeles në minutën e 12-të, rezultoi të jetë determinues për 120 minuta, duke i hapur rrugë penalltive.

Darwin Nunes nuk realizoi nga 11 metra, përderisa parisienët s’po gabonin në asnjë prej tyre.

Vulën eliminimit të “The Reds” e dha humbja e penalltisë nga Curtis Jones.

Ousmane Dembélé duke festuar para futbollistëve të Liverpoolit, pas kualifikimit në çerekfinale të UCL-së

The post PSG me penallti e eliminon Liverpoolin nga ‘Champions’ appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT