Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmeProtestë në Koln kundër vendimit të Speciales

Protestë në Koln kundër vendimit të Speciales

Në Koln të Gjermanisë është mbajtur protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Qytetarë shqiptarë janë mbledhur në protestë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Protestuesit kanë mbajtur flamuj shqiptarë dhe pankarta, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar edhe brohoritje në lidhje me ish-krerët e UÇK-së.

Protesta në Këln është pjesë e tubimeve të zhvilluara nga komuniteti shqiptar në qytete të ndryshme pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT