Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia gjermane largon flamujt kombëtarë dhe të UÇK-së nga protestuesit

Policia gjermane largon flamujt kombëtarë dhe të UÇK-së nga protestuesit

Sot protesta janë mbajtur edhe në disa qytete të Gjermanisë pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tubime janë zhvilluar në Këln, Mynih dhe Shtutgart, ku protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të shkallës së parë.

Në pamjet e publikuara nga protestat shihet edhe një moment kur pjesëtarë të Policisë gjermane ua largojnë protestuesve disa flamuj kombëtarë dhe flamuj të UÇK-së.

Protestat në Gjermani janë zhvilluar në mesin e tubimeve që po mbahen në ditë të ndryshme pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT