Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti: Qeveria do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për korrigjimin...

Kurti: Qeveria do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për korrigjimin e verdiktit të Hagës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar nga New Yorku se Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje në të gjitha format dhe me të gjitha mjetet në dispozicion për përpjekjet për korrigjimin e vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kurti tha se nevojitet një strategji shtetërore për reagimin ndaj verdiktit, si në aspektin e mbështetjes së ekipeve mbrojtëse në procesin e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, me qëllim korrigjimin e verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili është i padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se një dakordim mbi një strategji shtetërore për reagimin ndaj vendimit të shkallës së parë është i nevojshëm, duke përfshirë ndihmën për ekipet në instancat e apelit dhe angazhimin diplomatik.

Kurti ka thënë gjithashtu se Kosova do të bashkëpunojë me aleatët ndërkombëtarë dhe do të angazhohet për mbrojtjen e qëndrimit të saj lidhur me luftën e viteve 1998-1999, si dhe për dokumentimin e krimeve të kryera në Kosovë gjatë luftës.

Deklaratat ai i bëri gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e diasporës shqiptare në SHBA, në ditën e parë të qëndrimit të tij në New York. Kryeministri ndodhet në SHBA për takime në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT