Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeShfrytëzonte deri në 10 mijë litra ujë në ditë pa leje, gjobitet...

Shfrytëzonte deri në 10 mijë litra ujë në ditë pa leje, gjobitet me 3 mijë euro kompania “Drena” në Skenderaj

Inspektorati i Mjedisit i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), në bashkëpunim me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ka konstatuar shkelje te operatori SH.P.K. “Drena” në Skenderaj, prodhues i lëngjeve “RUKO” dhe produkteve të bylmetit “Drena”.

Sipas njoftimit të ministres së MMPH-së, Fitore Pacolli, për linjën e prodhimit të lëngjeve, kompania shfrytëzonte katër puse vetanake dhe përdorte deri në 10 mijë litra ujë në ditë, ndërsa ujërat e përdorura shkarkoheshin në afërsi të lumit Klina, pa Leje Ujore nga ministria.

Për këtë arsye, shfrytëzimi i ujit për këtë linjë është ndërprerë dhe operatorit nuk do t’i lejohet vazhdimi i veprimtarisë deri në pajisjen me Leje Ujore.

Shkelje janë konstatuar edhe në linjën e përpunimit të qumështit. Për mungesën e impiantit për trajtimin e ujërave të përdorura, operatori është gjobitur me 3 mijë euro dhe është obliguar që të vendosë dhe funksionalizojë impiantin.

“Bizneset vendore duhet të zhvillohen dhe të rriten, por kjo duke respektuar ligjin dhe duke mbrojtur pasuritë tona natyrore”, ka deklaruar Pacolli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT