Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeShowbizProkuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajdari përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se është njoftuar nga avokati i saj për dorëzimin e aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.


“Çdo gjë është pjesë e një procesi tepër të rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo të kem pranuar dokumentin e plotë të aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, ka shkruar Hajdari.

Ajo gjithashtu theksoi se ndihet krenare për punën e saj si ministre në sigurimin e rezervave shtetërore me produkte esenciale gjatë muajve shkurt dhe mars 2022, në kohën më të vështirë për vendin.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT