Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeProkuroria konfirmon raportimin e Sinjalit se ish-këshilltari i Kurtit u ndalua për...

Prokuroria konfirmon raportimin e Sinjalit se ish-këshilltari i Kurtit u ndalua për “ngacmim dhe detyrim”, zbardhë detajet e fundit

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me arrestimin e Durim Berishës, ish-këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Prokuroria ka konfirmuar raportimin e Sinjalit, ku Berisha është ndaluar mbi dyshimet për veprat “ngacmim” dhe “detyrim”.

38-vjeçari është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe detyruar kunatin e tij, Sami Fetahin, rreth 42-vjeçar, përmes mesazheve kërcënuese dhe presionit të vazhdueshëm lidhur me një kontest civil.

Nga Prokuroria është deklaruar gjithashtu se Berisha ka qenë i përfshirë në komunikim me palën e dëmtuar, për çka prokuroria ka siguruar prova.

‘’ Prokuroria thekson se ky rast nuk ndërlidhet me pretendime apo denoncime publike të bëra nga i dyshuari, siç është raportuar në disa media. Këto raportime janë bazuar në deklarata të avokatit mbrojtës të të dyshuarit dhe nuk përputhen me gjendjen faktike të konstatuar deri në këtë fazë të hetimeve nga organet kompetente’’, https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsistemiprokurorial%2Fposts%2Fpfbid02gvMmB6MuvQqMswLRz9ijd4D9aaxmPx9SPvERMhK71wpArWzuEfcSwcNPWqTBLy7Xl&show_text=true&width=500“>thuhet mes tjerash në njoftim.

Në anën tjetër, hoxha i Xhamisë së Madhe, ku punon ankuesi, ka konfirmuar se situata kishte krijuar shqetësim, duke theksuar se: “Ka pasur tension dhe shqetësim të panevojshëm në ambient pune. Ne jemi për qetësi dhe mirëkuptim, jo për konflikte të tilla.”

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT