Në Prizren ka nisur për të 15-ën herë radhazi procesi i vizitave sistematike shëndetësore për nxënësit e shkollave.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Sylejman Baxhaku, ka deklaruar në emisionin “Ora 7” se procesi ka filluar para tre ditësh dhe po vazhdon me rregull.
“Procesi i vizitave sistematike po vazhdon për të tretën ditë radhazi, për të 15-ën vit radhazi. Këto vizita kanë një rëndësi të veçantë, përveç identifikimit të patologjive të ndryshme, këtë vit fokusi do të jetë edhe mbledhja e të dhënave për patologjitë e hasura, në mënyrë që të analizohen shkaqet dhe të merren masat e duhura”, tha Baxhaku.
Ndiqni detajet e plota:


