Kolona dhe pritje janë raportuar në disa pika kufitare të Kosovës gjatë mbrëmjes së sotme.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për automjetet janë në pikën kufitare Muçibabë, ku në hyrje në Kosovë pritjet arrijnë deri në 1 orë e 30 minuta, ndërsa kolona është rreth 200 metra. Në dalje nga kjo pikë, kolona arrin deri në 1 kilometër.
Pritje ka edhe në Dheu i Bardhë, ku për hyrje në Kosovë qytetarët presin rreth 25 minuta, me kolonë prej 200 metrash.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra, kryesisht nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në disa pika nuk ka pritje të raportuara.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


