Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizPrishtinë: Sulmoi fizikisht ish-vjehrrin, arratiset

Prishtinë: Sulmoi fizikisht ish-vjehrrin, arratiset

Një burrë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish-dhëndri i tij në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe ka marr tretman mjekësor në QKUK, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari raportohet se është ende në arrati.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke shkuar në shtëpi ishte sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish dhëndëri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e goditjeve viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari pas sulmit ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT