Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmePejë: Një 34-vjeçar gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë

Pejë: Një 34-vjeçar gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë

Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në tarracën e shtëpisë së tij në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se rasti ka ndodhur në rrugën “Vllëzëria Dalamani”.

“Sot, rreth orës 09:35, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Vllëzëria Dalamani’ në Pejë, nga një familjar është gjetur në tarracën e shtëpisë një person pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, deklaroi Rugova.

“Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’”, theksoi ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT