Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti ‘zbutet’ pak: Presidenti nuk i takon Vetëvendosjes (VIDEO)

Kurti ‘zbutet’ pak: Presidenti nuk i takon Vetëvendosjes (VIDEO)

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar para mediave pas kërkesës së tij për të shtyrë seancën konstituive, pasi kërkoi më shumë kohë për çështjen e presidentit.

Para gazetarëve, Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar që presidenti nuk i takon asaj dhe një partie, transmeton Klankosova.tv.

“Unë besoj që secila pozitë është e rëndësishme, ndonëse nuk janë të njëjta për nga përgjegjësia, ato janë të rëndësishme dhe të vlefshme. Unë nuk mendoj që pozitat institucionale varen më shumë nga viti ose stina e vitit ose muaji i vitit, sesa ajo që shkruan në Kushtetutë e ligj. Dhe unë dua që t’i diskutojë të gjitha këto me ta. Lëvizja Vetëvendosje në pranverë sivjet e ka bërë një konsesion të madh, e ka tërhequr Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun nga kandidatura për president, ne jemi subjekti më i madh politik, dhe ne nuk e kemi pasur kandidatin tonë sepse e kemi tërhequr. Ne kemi thënë që nuk konsiderojmë që presidenti ose presidentja i takon Lëvizjes Vetëvendosje, pra presidenti ose presidentja nuk i takon një partie”, tha ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT