Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmePrishtinë, lëndohet një këmbësore, u godit nga vetura

Prishtinë, lëndohet një këmbësore, u godit nga vetura

Një këmbësore është lënduar sot në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë pasi është goditur nga një veturë në ora 07:40.

Për Klankosova.tv, Florije Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 07:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thwnw Ahmeti.

Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit. /Klankosova.tv

The post Prishtinë, lëndohet një këmbësore, u godit nga vetura appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT