Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeKos: 2026-ta mund të jetë vit i mundësive për Kosovën, kjo kërkon...

Kos: 2026-ta mund të jetë vit i mundësive për Kosovën, kjo kërkon që forcat politike të gjejnë stabilitet institucional

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka qëndruar sot në Prishtinë, ku është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi në ‘X’, Kos është shprehur e lumtur për vizitën në Kosovë, ndërsa ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë.

Ajo ka theksuar se 88 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë në perspektivën evropiane të vendit, duke shtuar se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta intensifikojë bashkëpunimin në çështjet ekonomike, përparimin demokratik dhe reformat.

“Viti 2026 mund të jetë një moment i mundësive evropiane për Kosovën. Kjo kërkon që forcat politike të bashkohen dhe të gjejnë stabilitet institucional afatgjatë”, ka deklaruar Kos.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT