Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeAksion antidrogë në Ferizaj, arrestohen dy persona – sekuestrohet veturë, telefonë e...

Aksion antidrogë në Ferizaj, arrestohen dy persona – sekuestrohet veturë, telefonë e para

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, pasi Policia e Kosovës gjatë një aksioni në kuadër të planit operativ “Stop droga” ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të marihuanës, para të gatshme, telefona dhe pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin ilegal, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur sot, kur njësitë policore në Ferizaj kanë vërejtur një veturë të dyshuar me targa vendore, të drejtuar nga një mashkull kosovar, i cili pas prezantimit të zyrtarëve policorë ka tentuar të largohet me veturë.

Policia ka arritur ta ndalojë automjetin dhe ta arrestojë të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit në veturë janë gjetur 10 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Më pas, njësitë përkatëse policore kanë kryer kontroll edhe në një lokal dhe në një veturë tjetër të dyshuar, ku dyshohej se i dyshuari i dytë po fshihte sasi të narkotikëve.

Në cilësinë e provave materiale, Policia ka konfiskuar: Një veturë me targa vendore, dy telefona, 10 qese najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 11 gramë, dy peshore, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike marihuanë e mbushur me 100 qeska të vogla me peshë totale 112.5 gramë, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike marihuanë e mbushur me 36 qeska të vogla me peshë totale 44 gramë, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike marihuanë e mbushur me qeska të vogla me peshë totale 36.4 gramë, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike marihuanë me peshë totale 10.9 gramë, një pako me rizlla, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 0.6 gramë, 200 euro para të gatshme, një grinder për bluarje të marihuanës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit janë intervistuar dy të dyshuarit, ndërsa pas inicimit të rastit për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT