Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeVizita në Kosovë, Kos: 2026-ta mund të jetë moment i mundësive evropiane...

Vizita në Kosovë, Kos: 2026-ta mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos ka thënë se viti 2026 mund të jetë një moment i mundësive evropiane për Kosovën.

Deklaratat ajo i bëri në platformën X ku i përmblodhi edhe takimet që i zhvilloi në vendin tonë.

“Faleminderit për pritjen e ngrohtë. 88% e popullit të Kosovës beson në perspektivën evropiane të vendit. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi thirrjes së tyre për të intensifikuar nivelin e punës për çështjet ekonomike, për përparimin demokratik dhe për reformat. Viti 2026 mund të jetë një moment i mundësive evropiane për Kosovën. Kjo kërkon që forcat politike të bashkohen dhe të gjejnë stabilitet të qëndrueshëm institucional”, shkroi zyrtarja e lartë evropiane rreth takimit që pati me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Kos duke folur për takimin me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena HHaxhiu tha mes tjerash se pret me padurim të kthehet në Kosovë “sapo të gjendet përsëri stabiliteti i plotë institucional”.

https://platform.twitter.com/widgets.js

https://platform.twitter.com/widgets.js

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT