Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeMehani reagon pas lirimit të Lushtakut: Jam mirë dhe më i fortë...

Mehani reagon pas lirimit të Lushtakut: Jam mirë dhe më i fortë se çdo herë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka reaguar pasi dyshohet se u sulmua fizikisht nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.

Përmes një reagimi publik, Mehani ka deklaruar se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e tij.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Unë jam mirë dhe më i fortë se çdo herë. E kam të pamundur me ju përgjigjë secilit, por ju falenderoj secilin.

Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin dhe asnjëherë nuk do të fitojnë mbi mua. Deri në frymën e fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT