Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizPrishtina e Shkupi me tryezë shkencore për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Prishtina e Shkupi me tryezë shkencore për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, organizojnë tryezë shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se tryeza në fjalë do të mbahet pasnesër nga ora 10:00, në sallën shkencore të Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Tutje, në komunikatë thuhet gjithashtu se do të ketë këtë temë bosht “Përdorimi i shqipes në domenin publik”.

“Instituti Albanologjik-Prishtinë dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, organizojnë tryezë shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Tryeza në fjalë do të mbahet pasnesër, 20.02.2025, ora 10:00, në sallën shkencore të Institutit Albanologjik-Prishtinë dhe do të ketë këtë temë bosht: “Përdorimi i shqipes në domenin publik”.

“Studiuesit që do të flasin në këtë aktivitet shkencor janë: Asllan Hamiti, Mustafa Ibrahimi, Abdurrahim Maxhuni, Ismet Osmani, Bahtijar Kryeziu, Begzad Baliu, Naim Berisha, Ajtene Hajdari Qamili, Sejdi Gashi, Izer Maksuti dhe Manjola Zaçellari”, thuhet tutje në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT