Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportPrishtina e humb sfidën me Dukagjinin

Prishtina e humb sfidën me Dukagjinin

Dukagjini ka arritur të shkaktojë befasi në kuadër të javës së 24 të Superligës.

Skuadra nga Klina e ka mposhtur minimalisht Prishtinën me rezultat 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes Altin Merlaku, në minutin e 18-të.

Ndeshja Dukagjini – Prishtina u transmetua në kanalin Sport 1 të Artmotion, me komentimin e Andi Shabanit.

Aktualisht Dukagjini gjendet në vendin e shtatë të renditjes me 31 pikë, e po kaq pikë në një pozitë më të lartë gjendet skuadra nga kryeqyteti.

The post Prishtina e humb sfidën me Dukagjinin appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT