Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeShowbizPrishtina dhe Gjilani luajnë vetëm për tri pikët, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Gjilani luajnë vetëm për tri pikët, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Gjilani do të takohen me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit kosovar.

Kryeqytetasit vijnë në këtë ndeshje pas humbjes ndaj Llapit në Podujevë e cila ndërpreu serinë e tyre pozitive të rezultateve.


Gjilani në anën tjetër u mposht në shtëpi nga Dukagjini me shifrat 2-0 dhe do të synojë rikthimin tek fitoret.

Në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon fitimtar ka dalë Gjilani, që kishte triumfuar me shifrat 3-1.

Të dy trajnerët, Arsim Thaçi dhe Debatik Curri kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Gjokaj, Limani, Salihu, Veliu, Kryeziu, Ilievski, Namani, Bytyqi, Saletic, Taipi, Mamengi.

Gjilani: Laroshi, Thaçi, Zebic, Krivanjeva, Ibrahimi, Morina, Boshnjaku, Totre, Basa, Prapashtica, Jarovic.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT