Maqedonia e Veriut po përballet me kritika për mënyrën se si janë paraqitur Kosova dhe simbolet e saj në një ngjarje sportive ndërkombëtare.
Në këtë shtet është duke u zhvilluar Kampionati i 26-të Botëror i Peshkimit të Krapit, në të cilin po garon edhe përfaqësuesja e Kosovës.
Megjithatë, gjatë prezantimit të vendeve pjesëmarrëse është vërejtur një gabim në flamurin e Kosovës. Në materialin e publikuar nga organizatorët, flamuri është paraqitur me shtatë yje, megjithëse flamuri zyrtar i Republikës së Kosovës i ka gjashtë.
Kampionati po zhvillohet nga 2 deri më 5 shtator 2026, ndërsa Kosova është një nga shtetet pjesëmarrëse.
Paraqitja e saktë e simboleve shtetërore ka rëndësi të veçantë në ngjarjet ndërkombëtare. Deri më tani nuk dihet nëse organizatorët kanë reaguar apo e kanë korrigjuar gabimin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


