Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeBanorët e Hoçës së Qytetit për Sinjalin: Që dy muaj pa ujë,...

Banorët e Hoçës së Qytetit për Sinjalin: Që dy muaj pa ujë, po detyrohemi ta blejmë me cisterna

Banorët e fshatit Hoçë e Qytetit në Prizren po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm.

Një banor ka raportuar në Gazetën Sinjali se kjo gjendje po vazhdon prej rreth dy muajsh, ndërsa furnizimi me ujë mungon për ditë të tëra.

Sipas tij, edhe kur uji lëshohet në orët e mëngjesit, furnizimi zgjat vetëm rreth gjysmë ore dhe më pas ndërpritet sërish.

Për shkak të kësaj situate, disa lagje të fshatit janë detyruar të blejnë ujë me cisterna për t’i përmbushur nevojat më elementare.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë dhe t’i japin zgjidhje problemit me furnizimin me ujë.

“Banorët e Hoçës së Qytetit, Prizren, janë në hall të madh për ujë. Me ditë të tëra nuk kemi ujë, ndërsa kur vjen në mëngjes, zgjat vetëm rreth gjysmë ore dhe përsëri ndalet. Disa lagje të fshatit janë detyruar të blejnë ujë me cisterna për nevojat më elementare. Që dy muaj pa ujë”, u rrëfye qytetari për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT