Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmePrangoset shqiptari në Itali, u kap duke trafikuar 45 kg kokainë

Prangoset shqiptari në Itali, u kap duke trafikuar 45 kg kokainë

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur duke transportuar një sasi të madhe kokaine të fshehur në automjet.

Policia italiane ka sekuestruar rreth 45 kilogramë lëndë narkotike, me një vlerë që në treg kap shifrën mbi 2 milionë euro.

Gjatë kontrolleve, brenda automjetit janë gjetur rreth 40 pako kokaine, secila me peshë rreth 1 kilogram.

Kontrollet kanë vijuar edhe në banesën e të arrestuarit dhe në një automjet tjetër në pronësi të tij, ku është gjetur edhe 1 kilogram shtesë kokainë, si dhe rreth 10 mijë euro cash.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT