Një grua nga Gjakova është arrestuar pas postimit të një video-incizimi në rrjetin social Snapchat, ku shfaqej duke mbajtur armë zjarri.
Sipas raportit të Policisë, është konfiskuar një pistoletë nga e dyshuara, së bashku me dy karikatorë të zbrazët, transmeton Klankosova.tv.
“E dyshuara femër kosovare ka postuar një video-incizim në rrjetin social Snapchat me armë zjarri. Nga e dyshuara është konfiskuar arma-pistoletë me dy karikatorë të zbrazët”, tha policia.
Ndërkaq, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është hapur si “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Klankosova.tv


