Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Policia uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, ky institucion thotë se ka një rol kyç në garantimin e sigurisë gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë.

“Angazhimi i Policisë së Kosovës për ruajtjen e rendit publik dhe sigurinë e qytetarëve është thelbësor, sidomos në ngjarje të mëdha, andaj sipas planifikimeve operacionale po kujdeset për ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, duke shtuar edhe prezencën policore në trafikun rrugor. Policia e Kosovës, falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e vazhdueshëm të treguar me zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në këto kushte me mot të ftohët”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Urimet më të mira për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, i adresohen të gjithë qytetarëve dhe punonjësve të policisë!  Le të jetë një ditë e mbushur me gëzim, krenari dhe reflektim mbi rrugëtimin e vendit.”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT