Izraeli pohon se ka vrarë komandantin e Hamasit, Izz ad-Din al-Haddad, të cilin e përshkroi si “një nga arkitektët e masakrës së 7 tetorit”, në një sulm ajror në Qytetin e Gazës, raporton BBC, pwrcjell Klan Kosova.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes Yisrael Katz thanë në një deklaratë të përbashkët se Haddadi kishte qenë “përgjegjës për vrasjen, rrëmbimin dhe plagosjen e mijëra civilëve izraelitë dhe ushtarëve të IDF-së”.
Tre dëshmitarë okularë i thanë BBC-së se një ndërtesë banimi e njohur si Al-Mu’taz u godit nga tre raketa të lëshuara njëkohësisht nga dy drejtime të ndryshme, përpara se të goditej një makinë që po largohej.
Sulmi është i fundit i nisur nga Izraeli në Gaza pavarësisht një armëpushimi me Hamasin.
Hamasi nuk ka konfirmuar dhe as mohuar pretendimet se Haddadi, komandanti i krahut të armatosur të grupit, Brigadat Qassam, ka mbetur i vdekur.


