Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeDukaj: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po kërkojnë të mësojnë dhe...

Dukaj: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po kërkojnë të mësojnë dhe vlerësohen në gjuhën amtare

Ministri shqiptar i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukaj, ka theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në lidhje me përdorimin e gjuhës amtare në arsim dhe procesin e vlerësimit akademik.

 Dukaj u shpreh në rrjetet sociale se studentët shqiptarë nuk po kërkojnë privilegje, por një të drejtë themelore të garantuar nga ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare.

“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje, por një të drejtë themelore: të mësojnë dhe të vlerësohen në gjuhën e tyre amtare.

Kjo e drejtë garantohet nga ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare, pasi gjuha përfaqëson një element thelbësor të identitetit dhe dinjitetit kulturor.

Shoqëritë demokratike maten nga mënyra se si respektojnë të drejtat e komuniteteve dhe nga zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë qytetarët”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT