Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeSulmi në Bregun e Diellit | “Plaku” ende në gjendje të rëndë,...

Sulmi në Bregun e Diellit | “Plaku” ende në gjendje të rëndë, nën kujdes intensiv

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku dy persona të maskuar kanë hyrë në një kafiteri dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi.

Siç raportoi ekskluzivisht Sinjali, cak i sulmit dyshohet se ka qenë Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”.

Si pasojë e të shtënave, Vitija është goditur në kokë dhe ka pësuar plagë të rënda trupore. Ai është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor dhe ndodhet në Emergjencë.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, Sinjali ka kontaktuar sërish me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, saktësisht me Klinikën Intensive, ku po trajtohet “Plaku”.

Mjekja kujdestare, Agreta Gashi, ka deklaruar për Sinjalin se Vitija vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Vazhdon me qenë në gjendje të rëndë, është duke u trajtu në mjekim intensiv”, ka thënë ajo në një prononcim të shkurtër për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT