Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia del me sqarim për “Villën e Radojqiqit” – mohon çdo aktivitet...

Policia del me sqarim për “Villën e Radojqiqit” – mohon çdo aktivitet të kundërligjshëm

Policia e Kosovës ka reaguar zyrtarisht lidhur me raportimet dhe deklarimet e fundit në media për kinse zhvillime të dyshimta në të ashtuquajturën “Villa e Radojqiqit” në Mitrovicë të Veriut.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se objekti është nën mbikëqyrje të vazhdueshme që nga momenti kur është marrë në përgjegjësi për siguri, duke theksuar se aty janë të angazhuara njësi të ndryshme policore.

Sipas Policisë, objekti ruhet 24 orë dhe monitorohet përmes kamerave të sigurisë, të cilat mbikëqyren nga zyrtarët policorë dhe qendra operative.

Autoritetet kanë sqaruar se çdo hyrje-dalje në këtë objekt kontrollohet rreptësisht dhe lejohet vetëm për persona të autorizuar, përfshirë zyrtarë policorë, institucionalë dhe persona me leje të posaçme, ndërsa hyrja për persona të paautorizuar nuk lejohet në asnjë rast.

Në njoftim, Policia mohon kategorikisht pretendimet për aktivitete të kundërligjshme, duke theksuar se në këtë objekt nuk është zhvilluar asnjë veprim i tillë siç është deklaruar nga individë të caktuar në media.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ofrojë siguri dhe të informojë drejt opinionin publik, me qëllim të parandalimit të dezinformimit dhe mbrojtjes së integritetit të zyrtarëve që kujdesen për rendin dhe sigurinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT