Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar periudhën zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.
Fushata do të nisë më 28 maj 2026 dhe do të përfundojë më 7 qershor 2026 në orën 06:59, duke zgjatur gjithsej 10 ditë e 7 orë.
Për organizimin e këtyre zgjedhjeve, KQZ ka miratuar një buxhet prej 10,887,186.45 euro, shkruan Klankosova.tv
Violeta Salihu, anëtare e KQZ-së, theksoi se këto shpenzime janë planifikuar sipas kërkesave të njësive përkatëse dhe janë miratuar nga Këshilli për Buxhet dhe Financa.
KQZ miraton buxhetin: 10 milionë e 887 mijë euro për zgjedhjet e 7 qershorit
Ajo njoftoi se shpenzimet janë ndarë në kategori të ndryshme. Paga dhe shtesat do të shpenzohen me 221 mijë euro, mallrat dhe shërbimet do të arrijnë vlerën e 10,621 euro, ndërsa shpenzimet komunale dhe pasuritë jofinanciare do të kenë vlerat përkatëse prej 32 mijë dhe 13 mijë euro.
Sa i përket regjistrimit të mërgatës, ai do të zgjasë 12 ditë, nga 6 maji deri më 17 maj 2026.
Votimi përmes postës do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa votimi në përfaqësitë diplomatike do të mbahet më 6 qershor nga ora 07:00 deri 19:00.
Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ: Deklarimi i partive politike për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve bëhet nga 1 maj deri më 7 maj 2026.
Aplikimi për certifikim të subjekteve politike (përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) zhvillohet nga 2 maj deri më 10 maj 2026, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë bëhet nga 2 maj deri më 12 maj 2026.
KQZ vendos për certifikimin e subjekteve politike deri më 10 maj 2026, ndërsa për kandidatët deri më 15 maj 2026.
Shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim hidhet më 16 maj 2026. /Klankosova.tv


