Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajme Plagosje me thikë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital

 Plagosje me thikë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës të llojit thikë në Vlorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

I riu, me inicialet Gj. I., është shoqëruar në spital nga shërbimet e Policisë, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga stafi mjekësor.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes, ndërsa pritet që të merret edhe dëshmia e të plagosurit pas përfundimit të ndihmës mjekësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT