Tuesday, April 14, 2026
spot_img
HomeLajmePetrit Ajetit i vazhdohet mandati edhe për 5 vjet në krye të...

Petrit Ajetit i vazhdohet mandati edhe për 5 vjet në krye të AKI-së

Petrit Ajeti do të vazhdojë të jetë drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për një mandat tjetër pesëvjeçar.

Për këtë emërim, ka njoftuar ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë nënshkruar vendimin për vazhdimin e mandatit të Ajetit në krye të AKI-së.

“Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë. Gjatë këtij takimi, e falënderuam z. Ajeti për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar.”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, Petrit Ajeti e ka udhëhequr AKI-në në mandatin e tij të parë pesëvjeçar dhe ishte emëruar me të marrë qeverisjen Lëvizja Vetëvendosje, në vitin 2021. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT