Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeLajmePërplasi për vdekje dy fëmijët: Gjykata jep masën e sigurisë arrest me...

Përplasi për vdekje dy fëmijët: Gjykata jep masën e sigurisë arrest me burg për Nikoll Radaçin

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Nikoll Radaçin autori i aksidentit fatal me pasojë vdekjen e 2 fëmijëve dhe plagosjen e një tjetri 2 ditë më parë në Durrës.

Radaçi mbërriti në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie.

I arrestuari nuk ka folur fare gjatë seancës gjyqësore, ndërsa gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij.

Sipas të dhënave zyrtare, 57-vjeçari Nikoll Radaçi, teksa e drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka dalë nga rruga duke përplasur tre fëmijë të moshave 8, 9 dhe 12 vjeç. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën dy të miturit, ndërsa një 8-vjeçar që ishte me ta mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, shkruan Euronews.al.

Radaçi u largua nga vendngjarja, por u lokalizua dhe shoqërua nga patrullat e policisë. Testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv, duke konfirmuar se ai ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT