Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se po fillon një bashkëpunim të ri politik në kryeqytet me Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Klankosova.tv.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se ky bashkëpunim po ndodh për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës.
Ai u zotua për qeverisje që thotë, tejkalon interesat partiake.
“Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike”, ka shkruar Rama, njofton Klankosova.tv.
Ai po ashtu bëri të ditur se Besianë Musmurati është emëruar në pozitën e nënkryetares së Prishtinës.
“Përvoja e saj në Kryeqytet, veçanërisht në drejtimin e Arsimit, ka lënë gjurmë në përmirësimin e cilësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit. I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re, në shërbim të qytetarëve të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama./Klankosova.tv


