Avantazhin e krijuar në pjesën e parë, Lille nuk arriti ta menaxhojë gjatë.
Borussia Dortmund është rikthyer fuqishën në fraksionin e dytë, duke realizuar dy herë, njofton Klankosova.tv.
Fillimisht rezultatin e barazoi Emre Can nga penalltia, në minutën e 54′, kurse një goditje e fortë e Maximilian Beier, e pandalshme për portierin e skuadrës vendase, i dha epërsinë ekipit mysafir.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Signal Iduna Park” ishte mbyllur 1-1, andaj tani bashkëlojtarëve të Edon Zhegrovës, u duhet së pak barazimi, për ta dërguar këtë ballafaqim në vazhdime.
Kjo super ndeshje po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!
The post Përmbyset Lille, Dortmund shpërthen në pjesën e dytë appeared first on Klan Kosova.


