Shtatë persona dyshohet se janë përleshur mes vete në rrugën “Transiti i ri Arban” në Prizren, të mërkurën, ku dyshohet të ketë pasë edhe shkrepje të armës.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dy nga të dyshuarit gjenden në spital për tretman mjekësor.
Për rastin në fjalë është kontaktuar prokurori i cili ka lëshuar vendimin për tre të dyshuarit për ndalim për 48 orë. Katër persona të tjerë gjenden në arrati.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


