Në kujtim të 27-vjetorit të masakrës që u krye në Studime të Vushtrrisë, vendit ia mësyen familjarë, qytetarë e madje edhe zyrtarë lokalë e qendrorë.
E para këtu zbarkoi ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila nderoi 116 të vrarët.
Ngushëllim iu dha edhe familjarëve që, më shumë se çdo ditë, dhimbjen nuk arritën ta fshehin, raporton Klan Kosova.
Këtë fshat nuk e la pa e vizituar edhe ish-komandanti Ramush Haradinaj.
Po ashtu, në këtë përkujtim nuk mungoi as ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.
Ndiqni detajet në konikën e bashkangjitur:


