Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmePërfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve, KQZ: Sot nis rinumërimi i fletëvotimeve të...

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve, KQZ: Sot nis rinumërimi i fletëvotimeve të pavefshme nga votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se në mesnatën e së martës ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, sipas vendimit të KQZ-së.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, deklaroi për Klankosova.tv se ky proces është zhvilluar nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të akredituar.

“KQZ njofton se gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, në QNR do të fillojë rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, tha Elezi për Klankosova.tv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i fton vëzhguesit e akredituar të ndjekin edhe këtë proces./ Klankosova.tv

The post Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve, KQZ: Sot nis rinumërimi i fletëvotimeve të pavefshme nga votimi me postë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT