Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Nuk pagoi gjobën prej 500 eurosh, arrestohet në Aeroportin “Adem...

Ekskluzive | Nuk pagoi gjobën prej 500 eurosh, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” 40 vjeçari dhe dërgohet në burg

Një 40-vjeçar ka përfunduar në burg pasi nuk kishte paguar gjobën e shqiptuar nga gjykata për veprën penale “Ngacmim”, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se Liridon Leci është ndaluar nga Policia në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” gjatë verifikimeve rutinë, ku ka rezultuar me urdhërarrest aktiv.

Sipas të dhënave zyrtare, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shqiptuar atij gjobë prej 500 eurosh, por për shkak të mospagesës, dënimi i ishte zëvendësuar me 25 ditë burgim.

Pas arrestimit në aeroport, ai është dërguar në Qendër të Paraburgimit për vuajtjen e dënimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT