Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportPërfundojnë pjesët e para në ‘Champions’, vetëm PSG në avantazh

Përfundojnë pjesët e para në ‘Champions’, vetëm PSG në avantazh

Feyenoord ka arritur ta barazojë rezultatin në “Giuseppe Meazza”, ndaj Interit.

Ishte Marcus Thuram ai i cili i dha avantazhin vendasëve, vetëm tetë minuta pasi nisi ndeshja.

Por Jakub Moder, e konkretizoi në gol, 11-metërshin e fituar, duke barazuar shifrat në minutën e 42-të, njofton Klankosova.tv.

Këto dy gola ishin krejt çka pati në pjesën e parë, kurse gol pas 45 minutave, nuk ka në “BayArena”, ku Leverkusen po ndeshet me Bayernin.

E vetmja përballje ku një ekip shkoi në pushim me epërsi, është ajo në “Anfield Road”, ku Liverpool po pëson 0-1 nga PSG.

Francezët e gjetën golin me anë të Ousmane Dembélé, që e gjeti rrjeten e portierit Alisson, 12 minuta pasi filloi ndeshja.

Me një gol dallim “The Reds” kishin fituar ndaj parisienëve në duelin e parë, andaj me rezultatet aktuale, kjo lojë mund të mos përfundojë vetëm me 90 minuta, raporton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Bayerni e ka mundur javën e kaluar 3-0 ekipin e Granit Xhakës, kurse Inter triumfoi në Rotterdam ndaj Feyenoordit, me rezultat 0-2.

The post Përfundojnë pjesët e para në ‘Champions’, vetëm PSG në avantazh appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT