Të hënën, Rooney filloi punën e tij të re si trajner për fëmijë në Lindjen e Mesme, dy muaj pasi u shkarkua nga Argyle, transmeton Klankosova.tv
Rooney, i cili po qëndron në hotelin Jumeirah Beach në Dubai, do të stërvitë fëmijët me çmimet si në vijim.
Çmimet për një familje me katër anëtarë variojnë mesatarisht midis 7,500 dhe 8,650 £.
Në njoftim poashtu shkruhet se:”Ndërsa fëmijët mësojnë nga një prej lojtarëve më të famshëm të futbollit, prindërit mund të pushojnë në plazhin privat, të kënaqen me ngrënien e mirë ose të eksplorojnë aktivitetet e shumta të fokusuara në familje që resorti ofron.
Rooney u largua nga Plymouth pas vetëm shtatë muajsh pasi kishte fituar vetëm katër nga 23 ndeshjet e tij në kampionat.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


