Nëpër duar i rrisin, por t’i ushqejnë nga trupi i tyre s’po duan aq. Nënat e reja po i thonë jo gjidhënies për disa shkaqe.
Një nga to, siç tregon gjinekologu Driton Prenaj, është fakti që gratë e reja po duan ta ruajnë formën e gjirit.
Profesionistët theksojnë se informimi i gabuar i bazuar në rrjete sociale, është një faktor tjetër që ndikon për të keq në këtë proces jetik për rritjen e foshnjës.
Por, ky shton se janë më të rralla rastet kur nënat heqin dorë nga gjidhënia si shkak i depresionit pas lindjes për të cilën edhe duhet trajtim.
Ndërkaq, edhe Kosova po e shënon javën e ushqyerjes me qumësht gjiri, ku mjekët familjarë thonë që të paktën 6 muaj bebet duhet rritur me gji.
Benefitet e këtij pocesi janë të mëdha për të vegjëlit.
Profesionistët shëndetësorë shtojnë se nënat e reja nuk duhet ta konsiderojnë tabu gjidhënien edhe në vendet publike, por duhet ushqyer fëmijën sa herë që i duhet dhe aq sa i duhet.


