Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar për masat që ka ndërmarrë ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin korrik të këtij viti.
Sipas njoftimit, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Gjatë muajit korrik 2026, sipas njoftimit, policia ka shqiptuar gjithsej 281 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv


