Tash e mbi një javë po vazhdojnë gërmimet për varre masive në Kalludër të Vogël dhe në Jabukë të Zubin Potokut.
Ekipet e mjekësisë ligjore, por edhe ekipet e tjera kompetente, edhe gjatë ditës së sotme janë në vendin e ngjarjes, ku po dyshohet edhe për më shumë mbetje kockore me origjinë njerëzore.
Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, ka raportuar drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes.
Ajo tha se identifikimi i këtyre mbetjeve pritet të marrë kohë.
“Ajo se çka dimë se mbrëmë matanë Kalludrës së vogël, në Jabukë janë hasur katër kufoma, e konfirmuar kjo nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Për shkak të afërsisë dyshohet se i përkasin grupit të njëjtë i cili u ekzekutua më 19 prill 1999-të gjatë tentativës për të kaluar në Mal të Zi”, deklaroi ajo.
Për detaje tjera ndiqni raportimin e gazetarës:


