Kanë dalë pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi i një veture në Gjilan, ngjarje në të cilën një person mbeti i lënduar rëndë.
Në pamje shihen se në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente.
I lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku sipas informacioneve të deritanishme, ndodhet në gjendje të rëndë.
Rrethanat e shpërthimit ende nuk janë bërë të ditura. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me ngjarjen./Klankosova.tv


