Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajme“Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme”, Osmani kujton masakrat në Pastaselë...

“Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme”, Osmani kujton masakrat në Pastaselë dhe Burim

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrat në Pastaselë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, e para e shtetit në këto përvjetore tha se pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme.

“Më 31 mars 1999, në Pastaselë të Rahovecit, 106 civilë të pafajshëm u masakruan nga regjimi gjenocidal i Serbisë, duke shpërfaqur përmasat e një mizorie që tejkalon çdo kufi njerëzor. Ishte një akt i qëllimshëm kundër jetës, dinjitetit dhe vetë ekzistencës së një populli. 13 persona mbijetuan që ta mbajnë mbi supe kujtesën dhe të vërtetën që nuk duhet të harrohet kurrë”.

“Makineria vrasëse e Serbisë, të njëjtën ditë në Burim të Malishevës, ekzekutoi brutalisht 42 civilë. Qoftë i përhershëm kujtimi për të rënët për liri!”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT