Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajme“As me shehër, as me Barilevë”: Ndeshja Kosovë–Austri përfundon me barazim 1-1

“As me shehër, as me Barilevë”: Ndeshja Kosovë–Austri përfundon me barazim 1-1

Kosova dhe Austria kanë ndarë pikët në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, pasi ndeshja në mes tyre përfundoi 1-1.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa rastet e rrezikshme ishin të pakta.

Në minutën e 71-të, Kosova kaloi në epërsi. Fisnik Asllani u gjend në vendin e duhur për të shënuar dhe për ta çuar rezultatin në 1-0.

Dardanët patën mundësi ta dyfishonin avantazhin. Milot Rashica, pas një aksioni individual, goditi shtyllën e majtë të portierit Alexander Schlager.

Pak më vonë, edhe Valon Hoxha ishte pranë golit. Goditja e tij me kokë nga rreth shtatë metra u ndal nga Schlager në vijën e portës.

Austria nuk u dorëzua dhe në minutën e 83-të e barazoi rezultatin. Christoph Lang mbeti i pashënuar në zonë dhe me kokë shënoi për 1-1.

Pas këtij rezultati, Austria vazhdon të jetë në krye të Grupit B3 me 8 pikë. Kosova renditet e dyta me 5 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/      

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT