Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani takohet me Beqiroviqin e presidencës së BeH, flasin për rëndësinë e...

Osmani takohet me Beqiroviqin e presidencës së BeH, flasin për rëndësinë e integritetit territorial

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me anëtarin  e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Osmani tha se përveç sigurisë rajonale, me Beqiroviqin folën edhe për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm.

“Përveç sigurisë rajonale, diskutuam edhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet tona”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

E para e shtetit gjatë ditës ndër të tjera u takua edhe me përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sorensen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT